Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë Filip Kosnet deklaroi se vendi është “ngatërruar nga korrupsioni, sulmet ndaj gazetarëve, dëbimit të shtetasve të huaj pa proces të rregullt gjyqësor, dhunës ndaj pakicave”, lajmëron korrespodenti i MIA-s nga Prishtina.
Komenti të cilin e publikoi Kosnet në Tuiterin e tij erdhi pas publikimit të raportit të Stejt Departamentit amerikan për gjendjen e të drejtave të njeriut në vitin 2018, në të cilin si probleme kryesore në Kosovë theksohen “kthimi i dhunshëm i refugjatëve ose kërkuesve të azilit, korrupsioni endemik në pushtet, dhuna dhe kërcënimet e dhunshme ndaj gazetarëve dhe sulmet ndaj anëtarëve të pakicave etnike ose komuniteteve të tjera të margjinalizuara”.
Raporti veçanërisht e thekson rastin e dëbimit të gjashtë shtetasve turq nga Kosova në Turqi, ku, sipas Uashingtonit, ata ndiqen “nën akuza të pabaza”.
Dëbimi i punëtorëve arsimorë turq në mars të vitit të kaluar, të cilët Ankaraja zyrtare i akuzon si bashkëpunëtorë të Fetullah Gylenit, kundërshtarin politik të presidentit Rexhep Taip Erdogan, vazhdon të shkaktojë reagime nga rrethe të ndryshme politike dhe qytetare në Kosovë, por ende askush nuk ka marrë përgjegjësinë për shkeljen e procedurave për ndjekje.(koha.mk)