Ky është koshi i pabesueshëm për tre pikë i Jeremy Lamb në sekondën e fundit, që i dha fitoren 114-115 Charlotte Hornets në parketin e Toronto Raptors. Një tentativë, në dukje e dëshpëruar nga përtej mesit të fushës, që çuditërisht përfundoi në kosh, duke lënë pa fjalë tifozët e pranishëm në këtë përballje.