Kosaçev: Inkuadrimi i Maqedonisë në NATO askujt nuk do t’i sjellë të mira

Moskë, 7 shkurt  – Kryesuesi i Komitetit për marrëdhënie ndërkombëtare në kuadër të Këshillit të Federatës ruse, Konstantin Kosaçev, vlerësoi se ajo që Maqedonia e nënshkroi protokollin inkuadrues për NATO paraqet ndoshta akt simbolik, por është i rëndësishëm për Aleancën, duke e pasur parasysh përplasjen në rritje midis Aleancës dhe Moskës.

“Ky është më shumë hap simbolik se praktik, pasi bëhet fjalë për një vend të vogël i cili nuk ka kurrfarë rëndësie për NATO-n. Por, kjo, megjithatë është e rëndësishme për Aleancën duke e pasur parasysh përplasjen me Rusinë, e cila vazhdimisht tregon për rolin destruktiv të NATO-s si pjesë e Luftës së Ftoftë.

Sipas tij, i gjithë rasti rreth Maqedonisë tregon se është arsyetuar pakënaqësia ruse lidhur me Aleancën. Thotë edhe se kritika e presidentit amerikan, Donlad Tramp në llogari të NATO-s këtu ka luajtur rol kyç.

“Kjo pa dyshim i ka alarmuar personat zyrtarë të Aleancës në Bruksel të cilat tani kushtojnë gjithçka për t’i treguar Uashingtonit se NATO qëndron mirë dhe se po zgjerohet”, thotë Kosaçev.

Senatori rus beson se inkuadrimi në NATO nuk do të sjellë të mira as për Maqedoninë, as për sigurinë evropiane.

“Gjenerata aktuale e politikanëve evropianë megjithatë, nuk është në gjendje ta shohë atë dhe vazhdimisht tenton me receta të shekullit 20-të të zgjidh një problem të shekullit 21”, konstaton Kocaçev.