Shpekbaher rikujton se gjetjet e GREKO-s do të merren parasysh nga ana e KE-së në raportin vjetor për progresin e vendit vitin e ardhshëm, si që ishte rast në vitin 2018
Bruksel, 15 gusht – Kristof Shpekbaher, këshilltar i lartë juridik në GREKO, për MIA ka porositur se konkluzat e raportit të Grupit në luftën kundër korrupsionit do të merren parasysh në Raportin e ardhshëm të KE-së për progresin e Maqedonisë dhe se afati i ardhshëm për shtetin në përmbushjen e rekomandimeve është 30 qershor 2019.
“Deri sot janë implementuar vetëm gjashtë rekomandime, që do të thotë se trembëdhjetë ende nuk janë implementuar. Është e qartë se në tërësi kjo është e pakënaqshme. Afati i ardhshëm për vendin që të informojë GREKO-n për progresin është 30 qershori 2019. Ajo është më pak se 12 muaj prej tani dhe koha do të kalon shpejt”, thotë Shpekbaher. Prioriteti më i lartë, jo vetëm i Qeverisë, pasi disa prej këtyre reformave duhet të realizohen nga vetë Parlamenti, është të përshpejtohet hapi i reformave.
Ajo që i mungon Maqedonisë, thotë ai, “është ndryshimi i sjelljes”. “Nevojitet ndryshim i sjelljes ndaj legjislativit. IRJM merr shumë ndihmë dhe përkrahje nga vendet partnerë dhe organizatat ndërkombëtare dhe veçmë ka treguar aftësinë e saj të etablojë kornizë të mirë ligjore. Megjithatë, ligjet dhe rregullat e sjelljes do të mbeten vetëm një copë letër pa implementim efikas. Si që GREKO thotë se mbetet të bëhet që të edukohen deputetët, gjykatësit dhe prokurorët për integritet dhe konflikt të interesit, të sigurohet implementim më i mirë i kornizës ligjore dhe të përmirësohet imazhi publik në këtë kategori funksionarësh dhe me këtë edhe besimi i qytetarëve në pushtetin legjislativ dhe gjyqësi”, ka thënë këshilltari për MIA.
Shpekbaher rikujton se gjetjet e GREKO-s do të merren parasysh nga ana e KE-së në raportin vjetor për progresin e vendit vitin e ardhshëm, si që ishte rast në vitin 2018. I pyetur se pse është aq “dëshpërues” progresi në Maqedoni në luftën kundër korrupsionit, këshilltari thotë se ajo “pjesërisht” i referohet krizës së zgjatur politike në vend dhe rikujton se Qeveria nuk është “e vetmja” përgjegjëse. “Duhet të thuhet se rekomandimet involvojnë aktorë të shumtë për implementimin e reformave, përfshirë edhe Kuvendin, trupat e pavarur gjyqësor, Prokurorin publik dhe e gjithë kjo kërkon shkallë të lartë të koordinimit”, sqaron ai. Raporti e mbulon periudhën prej dhjetorit 2016 deri në qershor të vitit 2018, sqaron Shpekbaher. Sipas anketave të mendimit publik, korrupsioni bashkë me papunësinë dhe varfërinë, janë problemet më të mëdha me të cilën ballafaqohet Maqedonia, thotë ai.
“Shumë shtete postkomuniste përballen me një dukuri të këtillë identike. Ky nuk është rast i izoluar kur bëhet fjalë për implementimin e rekomandimeve të GREKO-s. Si edhe në shumë shtetet tjera evropiane si që tregon euro-barometri i KE-së, Kuvendi dhe partitë politike janë në majën e institucioneve me shkallë të ulët të besimit”, ka thënë këshilltari për MIA. Ndryshe, Raporti i GREKO-s për progresin në luftën kundër korrupsionit në Maqedoni është publikuar javën e kaluar dhe në të është theksuar se vetëm gjashtë nga nëntëmbëdhjetë rekomandime janë implementuar.