Korrupsioni, Qeveria fajëson gjyqësorin dhe prokurorinë

13

Shkup, 25 janar – Qeveria e Maqedonisë së Veriut udhëhiqet nga qëndrimi se të dhënat e djeshme të Transparency International për perceptimin e korrupsionit në vend janë nxitje e fuqishme dhe në mënyrë plotësuese e përforcojnë udhëheqjen e mirë, transparencën, integritetin dhe me pjesëmarrjen publike të qytetarëve dhe palëve të tjera të prekura në krijimin e politikave. Kështu thuhet në komunikatën e Qeverisë së kryeministrit teknik, Oliver Spasovski, ndërsa është shënuar ulje prej 13 pozitash në renditjen e Indeksit për perceptimin e korrupsionit, gjegjësisht me gjithsej 35 pikë dhe është plasuar në pozitën e 106 për dallim prej vitit 2018, kur shteti ishte në pozitën e 93-të me 37 pikë indeksi, ndërsa në vitin 2017 në pozitën e 107-të.

“Të gjitha reformat të cilat ishin ndërmarrë dhe të cilat zbatohen, janë në drejtim të krijimit të institucioneve dhe mekanizmave të fuqishme dhe të pavarura për luftë kundër korrupsionit, e gjitha me qëllim që të kthehet besimi i qytetarëve në institucionet e sistemit. Në atë drejtim, kemi realizime dhe rezultate serioze”, thuhet në njoftimin e Qeverisë, ndërsa shton se për luftën e pakompromis kundër korrupsionit, ka ngritur llogaridhënien dhe transparencën e institucioneve të pushtetit ekzekutiv, “e cila duhet të përforcohet me gjyqësor dhe prokurori të pavarur, transparencë dhe llogaridhënie, me komision të apartizuar dhe antikorrupsionit”. Qeveria i referohet edhe hulumtimit të fundit të “Action SEE” për transparencë dhe llogaridhënie të pushtetit ekzekutiv në rajonin e Ballkanit Perëndimor të publikuar vitin e kaluar, në të cilën Qeveria e Maqedonisë së Veriut, bashkë me Malin e Zi, dalloheshin nga rajoni sipas indeksit të përmbushjes së treguesve, i cili është 78 për qind lidhur me plotësimin e indikatorëve.

Përmendet gjithashtu Strategjia pesëvjeçare për parandalim të korrupsionit, qëllimi i së cilës,  siç thuhet në njoftimin e Qeverisë, është rritja e nivelit të përgjegjësisë politike, parandalimi i ndikimit politik, përforcimi i integritetit dhe transparencës gjatë punësimit në sektorin publik që duhet të bazohet në cilësi, përforcim të mekanizmave mbikëqyrëse dhe kontrolluese në furnizimet publike dhe ndarjen e granteve. Megjithatë, po kjo Strategji kombëtare akoma është në Parlament, ndërsa nga Komisioni për Antikorrupsion shfaq shpresë se e njëjta do të miratohet nga kjo përbërje e deputetëve. (koha.mk)

Comments are closed.