Eksperti i Ballkanit Perëndimor, Daniel Serwer, është deklaruar se Serbia nuk është akoma e gatshme të arrijë një marrëveshje për njohjen e Kosovës, derisa ka thënë se Bashkimi Evropian duhet të ushtrojë presion ndaj dy shteteve. Derisa ka folur për dështimin e Samitit të Parisit, Serwer ka thënë se kjo ka nxjerrë në pah problemet dhe të metat që ka dialogu Kosovë-Serbi, e që vendosja e taksës nga Qeveria e Kosoëvs nuk ka arritur t’i ofrojë të dy palët.
Studiuesi i njohur për rajonin e Ballkanit Perëndimor, Daniel Serwer, nga Shkolla John Hopkins, thekson se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nuk është gati ta njohë Kosovën. Për sa i përket nivelit të demokracisë në Kosovë dhe Serbi, Serwer thekson se politikanët e të dyja vendeve janë të korruptuar dhe mendojnë vetëm për interesat e tyre. “Unë dyshoj nëse Presidenti Vuciq është i përgatitur të bëjë atë që është e nevojshme: të njohë dhe të vendosë marrëdhënie diplomatike me Kosovën. Qëllimi kryesor i vendosjes së taksës ishte që palët të përfshiheshin në dialog, përfshirë këtu edhe Kryeministrin Haradinaj. Këtij qëllimi i ka shërbyer. Taksat nuk po e pengojnë Serbinë të arrijë ose të sigurojë shumë të ardhura. Unë do të rekomandoja që të hiqesh dorë nga kjo taksë”, ka thënë Serwer.
Sigurisht që ata nuk janë plotësisht të lumtur ose tërësisht demokratike, ka thënë Serwer në pyetjen nëse në Kosovë mbizotëron demokracia. “Mungon sundimi i ligjit. Korrupsioni është shumë i zakonshëm. Politikanët janë më të shqetësuar për t’i shërbyer vetes dhe partive të tyre sesa njerëzve. Por nëse njerëzit duan më mirë, ata duhet të votojnë për të”.