Sipas hulumtimit 58 për qind e të rinjve shqetësohen nga korrupsioni në sferën e drejtësisë, 27 për qind në atë të shëndetësisë dhe 18 për qind në atë të administratës shtetërore, ndërsa më së paku prej tyre apo shtatë për qind e identifikojnë korrupsionin si problem në polici
Zenel MIFTARI
Shkup, 18 prill – Hulumtimi i fundit i kryer nga Lidhja e të Rinjve dhe me mbështetje të Institutit Kombëtar Demokratik (NDI) dhe NED, në të cilën morën pjesën afër 440 të rinj. Sipas rezultateve të dala nga ky hulumtim katër nga 10 të rinj, kanë deklaruar se do të largoheshin nga vendi për shkak nivelit të lartë të korrupsionit, ndërsa çdo i treti u shpreh se korrupsioni ishte motivi kryer për t’u bashkuar dhe për të kontribuar në luftën kundër korrupsionit. Sipas hulumtimit, vetëm katër për qind e të rinjve, janë shprehur se kjo situatë i bën ata të bëhen pjesë e zinxhirit të korrupsionit.
Lidhja e Rinisë thekson se lufta nacionale kundër korrupsionit deri më tani vlerësohet nga të rinjtë si çift. Ndërsa është inkurajuese fakti se gati 64 për qind prej tyre kanë deklaruar se deri më tani nuk kanë marrë pjesë drejtpërdrejt në aktivitete korruptive. Në pyetjen se si e identifikojnë korrupsionin, 57 për qind e të rinjve deklaruar se korrupsion është kur duhet të futen para në indeks për profesorin apo profesoreshën për ndonjë notë, 33 për qind deklaruar punësimin partiak, shtatë për qind deklaruar para mito për mjekun dhe tre për qind deklaruan dhuratat deri në 1.000 denarë. “58 për qind e të rinjve shqetësohen nga korrupsioni në sferën e drejtësisë, 27 për qind në atë të shëndetësisë dhe 18 për qind në atë të administratës shtetërore, ndërsa më së paku prej tyre apo shtatë për qind e identifikojnë korrupsionin si problem në polici. Pothuajse një numër identik prej tyre kanë thënë se janë njohur me kanalet përmes të cilave mund të luftojnë korrupsionin me ata që kanë deklaruar se nuk kanë informacion të tillë”, thonë nga atje. Gjithashtu, sa u përket se si duhet të jenë liderët, 60 për qind e të rinjve kanë thënë se është e rëndësishëm që liderët të jenë të vendosur dhe të drejtë, 20 për qind kanë thënë se duhet të jenë transparent dhe më së paku apo gjashtë për qind autoritativë. Të tjerët nuk kanë pasur mendim.
Anelia Mitrova, nga kjo organizatë ka deklaruar se është e qartë se sipas kësaj analize, korrupsioni është një nga problemet më të mëdha të vërejtura nga të rinjtë dhe pjesë e zgjidhjes është angazhimi i plotë për ndërtimin e një shoqërie transparente. Sipas saj, promovimi i aktivitetit rinor dhe ngritja e zërit të të rinjve është synimi kryesor i tyre në realizimin e këtij projekti. “Përveç kësaj, përmes këtyre aktiviteteve, ne kontribuojmë në ngritjen e njohurive dhe ndërgjegjësimit te të rinjtë për rëndësinë e proceseve të transparencës dhe llogaridhënies në vendimmarrje nga autoritetet në nivel kombëtar dhe lokal”, tha ajo.