Uashington, 15 gusht – Korriku i kaluar ka qenë muaji më i nxehtë që kur ka filluar matja e temperaturave në vitin 1880, që është edhe një rekord për të cilin shkencëtarët thonë se ka të bëjë me ngrohjen globale.
Administrata Kombëtare Amerikane për Oqeane dhe Atmosferë sot bëri të ditur se korriku ka qenë për 0,95 gradë Celsius më i nxehtë nga mesatarja për atë muaj në shekullin 20. Temperaturat e muajit të kaluar e kanë thyer rekordin paraprak, të vendosur në vitin 2016 dhe atë për 0,03 gradë.
Qershori i këtij viti, gjithashtu, ka shënuar rekord për atë muaj për 140 vitet e kaluara.
Viti rrjedhës deri më tani është për 0,95 gradë më i ngrohtë nga mesatarja e vitit të kaluar, por edhe më tej është pas rekordit të vendosur në vitin 2016.