Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski dhe drejtori i Ndërmarrjes publike për rrugë shtetërore Zoran Kitanov sot kryen ekspertizë në aktivitetet ndërtimore, të cilat kryhen në aksin e autostradës Negotinë – Demir Kapi. Vlera e këtij projekti është pesë milionë euro. “Siç informoi mbikëqyrësi, kryhen punë nga korsia e djathtë. Kështu që në periudhën e ardhshme presim nga ana tjetër e rrugës, kompania e ndërtimit ta vendosë pajisjen ndërtimore, me qëllim që të fillohet kjo pjesë e punës”, tha ministri Sugareski.
Me këtë aks të autostradës Negotinë – Demir Kapi komplet do të përfundojë korridori 10, sepse në periudhën e kaluar janë rikonstruktuar dy drejtimet nga Kumanova – Milladinovci, gjithashtu korsia ka qenë komplet e sanuar në pjesën Veles-Gradsko. Muajin e ardhshëm do të lëshohet në përdorim autostrada Demir-Kapi-Smokvicë. Kitanov sqaroi se bëhet fjalë për trase të gjatë 17 kilometra. Përkujtoi se të gjithë që kanë kaluar nëpër këtë rrugë e dinë se sa ka qenë problematike.
Ndërkohë, kërkohet zgjidhja për qarkullim të transferohet në anën tjetër të rrugës, që të mund të fillojnë me drejtimin nga Demir Kapia drejt Negotinës, ajo të përfundojë deri nga mesi i qershorit dhe të lëshohet në përdorim nga Tabanoci deri në Gjervgjeli të vozitet nëpër rrugë të ristauruara dhe të sigurta.