Kreu i Policisë së Shtetit iu shmang komenteve për protestën, por për të policia ishte në nivelin më të lartë të mundshëm.
Policia arriti të mos lejonte konfrontimet fizike me protestuesit, çka bëri që protesta të përfundonte pa incidente të rënda, shkruan Top Chanel, transmeton gazeta Koha.
Forcat speciale të policisë, të cilat ishin brenda godinës së Kryeministrisë, arritën të zmbrapsnin me sukses gjashtë apo shtatë tentativa të shpërthimit të derës kryesore të godinës, çka do të përbënte një akt të papranueshëm, siç edhe paralajmëronin ndërkombëtarët.