Paris, 25 mars – Jo çdo vend e ka liderin që meriton, por pandemia e koronavirusit ka treguar se çdo vend çfarë lideri ka në të vërtetë, shkruan uebi i Brukselit “Politiko”, duke i analizuar përgjigjet e liderëve botërorë për situatën e krizës së fundit.
Për presidentin amerikan, Donald Tramp, Politiko pretendon se me javë të tëra i ka zvogëluar rreziqet nga virusi për shëndetin publik, ndërsa më pas e fajësoi Kinën, Bashkimin Evropian, Demokratët dhe median, dhe përfundon se koronavirusi ka zbuluar “narcizmin dhe injorancën” e Trampit.
Në raste të tjera, bota do të kthehej nga Shtetet e Bashkuara duke u mbështetur në lidershipin e saj, por duket se “Së pari Amerika” do të thotë “gisht i mesëm” për pjesën tjetër të botës, përfundon Politiko.eu.
Tjetri në listë është kryeministri britanik Boris Xhonson, ose siç e quan portali Politiko, “shpirti binjak i Trampit”.
Në tekst vlerësohet se përgjigjja e tij për “virusin që as nuk e respektoi Bregzitin dhe as nuk priti në kontrollin e pasaportave në Dover” ishte shumë i ngadaltë.
Dhe derisa përpiqet ta ndjekë retorikën e kryeministrit britanik Uinston Çerçill për çështjen jetë a vdekje, Xhonson nuk mund ta fshehë “kllounin e tij të brendshëm”, thekson Politiko.
Një qëndrim shumë më pozitiv është për presidentin francez Emanuel Makron, i cili “thirret në De Gol-it të tij të brendshëm ose Napoleonin duke rrezatuar autoritet”.
Politiko i përshëndeti masat drastike që i ka ndërmarrë Makron, siç është kufizimi i lëvizjes, si dhe vendimin për ta ndaluar reformën e diskutueshme të sistemit pensional gjatë krizës.
Për Angela Merkel Politiko shkruan se ajo “luan rolin për të cilin është e lindur”. Maturinë e saj, të cilën ajo e ka treguar edhe në fjalimet e saj të rralla televizive ndaj kombit, është e kundërta e militantizmit të Parisit dhe Londrës.
“Dinjiteti i saj i plotë dhe vendosmëria e bazuar në prova me të drejtë e rikthyen atë në pozicionin e udhëheqësit Evropian me udhëheqje të besueshme”, thuhet në tekst, duke shtuar se “ajo ka treguar gatishmëri befasuese për ta hedhur poshtë dogmën e një kohe të gjatë të një buxheti të ekuilibruar në rrethana të tilla dramatike”.
Politiko e konsideron kryeministrin italian Xhuzepe Konte si një “yll të papritur” në këtë situatë.
Menaxhimi i tij i qëndrueshëm me krizën në një vend evropian me detyrim të madh të cilin virusi më së rëndi e goditi, tregoi që është e pavërtetë thënia e Musolinit që “të qeverisësh me italianët nuk është e rëndë, por është e kotë”, vlerësoi Politiko.
Kryeministri hungarez, Viktor Orban dhe drejtuesit konservatorë nacionalistë të Polonisë kanë reaguar ndaj virusit në mënyrë të parashikueshme, nënvizon “Politiko”, me atë që në mënyrë të prerë i mbyllën të gjithë kufijtë me vendet e tjera të BE-së, duke shkaktuar radhë të gjata dhe mijëra evropianë të bllokuar në transit”.
Çfarëdo që të zbulojë virusi – qoftë racizëm, joseriozitet dhe autoritarizëm apo humanitet, maturi dhe gatishmëri për të mësuar – të paktën njerëzit në mbarë botën e dinë tani “nga se janë krijuar liderët e tyre”, përfundon Politiko.