Shkup, 28 shkurt – Futboll në fundjavë do të luhet, por pa praninë e publikut. Ky vendim vjen pas rekomandimeve nga ana e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, njofton gazeta Koha.
Arsyeja për këtë është frika nga përhapja eventuale e koronavirusit që është paraqitur në vendin tonë. Pos futbollit, të gjitha evenimentet tjera sportive që janë paraparë të mbahen këtë fundjavë dhe të njëjtat do të zgjasin deri më 6 mars, do të luhen pa prezencë të publikut.
Kur jemi te elita e futbollit vendor, në program do të jenë pesë përballje, ku prej tyre dy do të zhvillohen të shtunën dhe tre të dielën me fillim në ora 14.00.