Kryeministri i Italisë, Xhusepe Konte ka bërë të ditur se mund të shtyhen të gjitha ndeshjet e javës së ardhshme. Gjatë kësaj xhiroje në Serie A janë anuluar katër ndeshje, si pasojë e rrezikut nga virusi “Korona”. Në Itali së fundmi janë shënuar edhe viktima nga ky virus, si dhe numri i të prekurve ka kaluar në 152. Për ‘RAI’, Konte ka thënë se gjatë javës tjetër mund të shtyhen të gjitha ndeshjet në Serie A.
“Nuk besoj se në një javë do të jemi të gatshëm të ngadalësojmë përhapjen në atë masë që të rifillojmë ndeshjet” ka thënë kryeministri Konte.
Gjithashtu, përveç Serie A, rrezikojnë të shtyhet edhe ndeshja e Ligës së Evropës që luhet mes Inter dhe Ludogoretsit.