Koronavirusi “paralizon” sportin, shtyhen garat e MotoGP

14

Për shkak të përhapjes së vazhdueshme të koronavirusit në mbarë botën, garat e Moto GP të Italisë dhe GP Monster Energy e Katalunjës janë shtyrë.

FIM, IRTA dhe Dorna Sports kanë njoftuar shtyrjen e garat e Italisë dhe Spanjës, të cilat ishin parashikuar të zhvilloheshin në Autodromo del Mugello nga data 29 deri në 31 maj dhe në Circuit de Barcelona – Katalunia përkatësisht nga data 5 deri në 7 qershor.

Përhapja e vazhdueshme e COVID-19 ka detyruar organizatorët që të rishikojnë datat e zhvillimit të këtyre dy ngjarjeve të rëndësishme në botën e MotoGP.

Për shkak të gjendjes së krijuar, e cila është e paparashikuar, datat e reja për garat e Grand Prix si dhe GP-të franceze dhe spanjolle që janë shtyrë së fundmi, nuk mund të konfirmohen derisa të qetësohet situata e krijuar. Sapo të përcaktohen datat e reja do të bëhet publikimi i tyre.

Comments are closed.