Në Jug të Shqipërisë, koronavirusi duket se nuk i ka prekur sipërmarrjet e grumbullimit dhe përpunimit të qumështit. Ky sektor është nga më të rëndësishmit për ekonominë jo vetëm të rajonit por edhe në nivel kombëtar. Sipërmarrësit thonë se shpresojnë ta furnizojnë rregullisht tregun dhe se nuk kanë rritje çmimesh. Korrespondenti ynë Raimond Kola vizitoi disa nga këto sipërmarrje.