Koronavirusi nuk lë antitrupa, imunizimi i popullatës mund të mos realizohet

72

Imunizimi i popullatës ndaj Covid-19 është i pamundur. Ky është rezultati i studimit më të fundit të kryer në Spanjë. Kryesisht njerëzit që përjetojnë simptoma të buta nuk kanë mbrojtje afatgjatë. U zbulua se vetëm 5% e atyre që u testuan në të gjithë vendin kishin aktivë antitrupa ndaj virusit. Gjithashtu u pa se 14% e individëve që ishin pozitiv për antitrupa në raundin e parë të testimit, nuk rezultuan më pozitiv në testet pasuese të kryera disa javë më vonë.
“Imunizimi mund të jetë i paplotë, mund të zgjasë vetëm për një kohë të shkurtër dhe më pas të zhduket,” tha Raquel Yotti, drejtori i Institutit Shëndetësor Carlos III të Spanjës, i cili ndihmoi në kryerjen e studimit. “Kushdo që rezulton pozitiv nga testi i antitrupave nuk duhet të mendojë se është i mbrojtur. Mund të jetë, por nuk është e qartë”.

Dy shkencëtarë të tjerë të përfshirë në studim, Isabella Eckerle dhe Benjamin Meyer, thanë se studimi spanjoll, së bashku me studime të ngjashme në kudo tjetër në botë si në SHBA dhe Kinë, treguan se imuniteti i popullatës nuk mund të arrihet. “Gjetja kryesore është se pjesa më e madhe e popullsisë duket se ka mbetur e paprekur” ndaj koronavirusit, madje edhe në zona me qarkullim të përhapur të viruseve”. “Në dritën e këtyre gjetjeve, çdo qasje e propozuar për të arritur imunitetin e popullatës përmes infektimit natyror është joetike, por njëkohësisht edhe e paarritshme’’, shprehen dy shkencëtarët.

Comments are closed.