Ndonëse për momentin transporti ajror nuk funksionion në asnjë vend, puna për bartjen e kufomave duhet të bëhet pavarësisht vështirësive që hasin qytetarët por që është një kompani e cila nuk është ndalur aspak edhe gjatë kësaj periudhe të Pandemisë së Covid 19.
‘Atdheu Düsseldorf’ është kompania për bartjen e kufomave me seli në Gjermani por aktivitetin e saj e realizon thuajse në shumë vende, nuk është ndalur aspak por që tash bartjen e kufomave e bën me vetura speciale.
‘Për momentin linja të transportit ajrorë nuk ka, unë kam filluar të bëj transportin me makina. Dje në mbrëmje kemi arritur në Kosovë në ora 17:30 në kufirin te Kulla. Jemi nisur nga Düsseldorfi për në Austri pastaj Slloveni e Kroaci për të vazhduar në Mal të Zi e deri në Kosovë. Edhe përkundër krizës së Covid 19 ‘Atdheu’ përsëri ju mundëson bartjen e kufomave nga Europa duke qenë më afër qytetarëve tanë në momentet më të vështira pasiqë gjithë procesi i dokumentacionit dhe lëvizjes kërkon kohë dhe mund kështu që mundohemi t’iu dalim në ndihmë’, kështu thekson pronari i kompanisë ‘Atdheu Düsseldorf’, z. Astrit Salihu.