Sipas të dhënave më të reja, në botë deri tani janë regjistruar 1.328.441 persona të infektuar me koronavirusin e ri. Prej tyre kanë vdekur 73.759, ndërsa janë shëruar 277.295 njerëz.
Guvernatori i shtetit federal amerikan Nju-Jork, Endru Kuomo e vazhdoi karantinën në vend deri më 29 prill. Ai theksoi se për shkak të distancimit social situata lëviz drejt përmirësimit dhe shkalla e infektimit zvogëlohet.
“Me koronavirusin e ri janë infektuar edhe sekretari shtetëror në Ministrinë serbe të Mbrojtjes së Mjedisit Jetësor, Dragan Jeremiq dhe sekretarja shtetërore në Ministrinë serbe të Financave Jelen Tanaskoviq.
-Epidemia e Kovid-19 është nën kontroll në Norvegji, deklaroi ministri norvegjez i Shëndetësisë Bent Hole, duke treguar në shkallën e ulët të ngjitjes së sëmundjes. Ai theksoi se ” një person i cili është i infektuar me koronavirus në Norvegji, kontaminon në mesatare 0,7 persona”, që ka qenë edhe qëllim i Qeverisë të kufizohet përhapja e virusit maksimalisht te një njeri.
– Në 24 orët e fundit në Itali kanë vdekur 636 persona, ndërsa janë infektuar 3.599. Gjithsej nga fillimi i epidemisë në atë vend janë konfirmuar 16.523 raste të vdekjes, ndërsa janë infektuar 132.547 persona, kumtoi Instituti nacional italian për mbrojtje civile në Romë. Në gjendje kritike janë 3.898 njerëz.
– Kryeministri kroat Andrej Plenkoviq deklaroi se në fazën e parë vendi i tij jashtëzakonisht ka reaguar mirë, sepse masat në kohë e kanë ngadalësuar përhapjen e epidemisë së koronavirusit dhe kanë paralajmëruar “relaksim” të masave rrigoroze.
– Qeveria spanjolle miratoi iniciativë për zhvillim të aplikacionit për celularë, e cila do t’u mundësojë punonjësve shëndetësor gjeolokacion të të dhënave për qytetarët, me çka do të mund t’u japë më shumë informata shëndetësore të personalizuara.
– Në Francë në 24 orët e fundit kanë vdekur 833 njerëz nga koronavirusi, që është numri më i madh deri tani i rasteve të vdekjes në një ditë.
– Në SHBA nga Kovid-19 kanë vdekur 10.335 persona, konfirmoi Universiteti “Xhon Hopkins”.
– Në Turqi ndërtohen dy spitale nga të cilat secila do të mund të pranojë rreth njëmijë të infektuar me koronavirus. Shefi i shtetit Rexhep Taip Erdogan deklaroi se spitalet do të ndërtohen për 45 ditë.
– Ekspertët u bëjnë thirrje duhanpirësve ta lënë pirjen e duhanit për shkak të koronavirusit.