Formula 1 do të fillojë sezonin e ri më datë 15 mars teksa gara e parë do zhvillohet në Australi. Ndërkohë, për shkak të Koronavirusit, gara e tretë e sezonit e parashikuar më datë 5 prill në Vietnam pritej të shtyhej.
Megjithatë, në ditën e sotme është marrë vendimi zyrtar mbi garën e Vietnamit e cila do të zhvillohet rregullisht, pasi edhe alarmi nga virusi vdekjeprurës është ulur disi. “Për Vietnamin të gjithë të dhënat që po marrim tregojnë se ka disa raste por jo në nivel shqetësues. Këshillat që marrim tregojnë se mund të shkojmë atje”, u shpreh drejtori gjeneral i Formula 1, Ros Braun.
Një konfirmim për zhvillimin normal të Çmimit të Vietnam vjen edhe nga biletat, teksa në sajtin zyrtar të Formula 1 ka nisur shitja e tyre. Ndërkaq, është zyrtarizuar shtyrja e Çmimit të Madh të Kinës i cili ishte parashikuar të zhvillohej më datë 19.