Një grua e re e popullatës indigjene, nga një fshat i thellë në pyjet e Amazonit, është infektuar me koronavirus.
“Ky është rasti i parë i Kovid-19 që është regjistruar mes më tepër se 300 fise në Brazil”, deklaroi dje ministri i Shëndetësisë së popullatës indigjene Sesai.
Gruaja njëzetvjeçare, e fisit Kokama, në afërsitë kufirit me Kolumbinë, është testuar dhe rezultati është pozitiv, deklaroi ministri Sesai, transmetojnë mediat britanike.
Në zonën e njëjtë janë konfirmuar edhe katër raste, përfshirë edhe mjekun nga Brazilia, që ka sjellë frikë se epidemia me efekt shkatërrues mund të përhapet mbi fiset e ndjeshme.
Sesai deklaroi se gruaja ka qenë infermiere dhe ka qenë në kontakt me mjekun. Ajo ka qenë e vetmja me test pozitiv nga 15 punonjësit shëndetësorë dhe 12 pacientëve.