Koronavirusi i anuloi udhëtimet për 8 Mars, humbje të mundshme për agjencitë

4

Shkup, 27 shkurt – Koronavirusi i detyroi një pjesë të madhe të agjencive turistike t’i anulojnë udhëtimet e planifikuara për 8 Mars, pasi Italia u bë vatër e re e sëmundjes. Anulime ka edhe nga vetë agjencitë.

“Falkon travel” i njoftoi udhëtarët e tyre se i anulon të gjitha udhëtimet për 8 Mars për arsye të sigurisë. Paratë e paguara për udhëtimin do t’u kthehen qytetarëve ose do të mund t’i shfrytëzojnë për ndonjë udhëtim tjetër në termine tjera.

Edhe nga “Nehar travel” i anuluan udhëtimet e planifikuara për 8 Mars nga aspekti moral dhe i sigurisë.

Një pjesë e agjencive me të cilat ka kontaktuar MIA thonë se njerëzit në parim shumë lehtë ndjejnë frikë dhe menjëherë reagojnë në situata të tilla, ashtu që arsyeja për udhëtim është frika dhe përmbajtja tek shumica e qytetarëve që të udhëtojnë drejt këtyre destinacioneve.

Anulimi i shumë aranzhmaneve të caktuara natyrisht do të shkaktojë implikime financiare ndaj punës së agjencive turistike. Prej atje theksojnë se ofruesit e shërbimeve si kompanitë ajrore dhe hotelet do të tregojnë sens nëse situata bëhet alarmante.

“Tani agjencitë më shpesh janë vënë në pozitë të pengut sepse jo çdoherë ofruesi përfundimtar i shërbimit ka fond për shlyerjen e shpenzimeve gjatë një situate të paparashikuar. Ata rrezikojnë mjete dhe ekspozohen në humbje financiare”, thonë nga agjencia turistike “Savana”.

Përderisa vazhdon trendi i përhapjes së koronavirusit, një pjesë e agjencive mendojnë se kjo mund të reflektojë edhe ndaj sezonit të ardhshëm.

Dje edhe Qeveria apeloi të anulohen të gjitha udhëtimet e planifikuara nga ana e institucioneve shtetërore.

Nga fundjava, Italia u bë vatër e re e koronavirusit. Janë mbyllur 11 qytete në veri të Italisë, ndërsa tani më edhe Kroacia i konfirmoi dy rastet e para të koronavirusit.

Dje edhe në vend është konfirmuar rasti i parë i një paciente të infektuar me koronavirus e cila ka qëndruar në Itali. Autoritetet shëndetësore deri më tani kanë ndërmarrë seri të masave parandaluese, ndërsa ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe beson se sistemi shëndetësor është i gatshëm dhe se ka kapacitet të mjaftueshëm, maska, mantilla dhe skafandër.

Qytetarëve u rekomandohet t’u përmbahen rekomandimeve, ndërsa udhëtarët të cilët arrijnë në vend nëse vërejnë simptoma të ngjashme të gripit të mos shkojnë në institucionet shëndetësore, por të paraqiten në njërin prej numrave të telefonit të Institutit për shëndet publik që ekipi i trajnuar të vijë në shtëpinë e tyre dhe t’i ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme. (koha.mk)

Comments are closed.