Koronavirusi prek edhe një prej lojtarëve më të mirë të Bayern Munchen. Serge Gnabry po kalonte prej kohësh një formë të mrekullueshme sportive, por tani do i duhet të ndalet.
25-vjeçari ofensiv, autor i shumë golave për ekipin e tij, është infektuar me Covid-19 sipas një postimi në Twitter të kampionëve të Gjermanisë dhe Evropës.
“Gnabry gëzon shëndet të mirë dhe ka nisur karantinën“, lexohet në komunikatën zyrtare, teksa trajneri Flick duhet të zgjedhë zëvendësuesin e tij për sfidën e nesërme ndaj Atletico Madrid në Champions.