Bruksel, 2 prill – Deri në fund të qershorit në botë, për shkak pandemisë nga koronavirusi, janë anuluar më shumë se dy milionë fluturime, që do të shkaktojë humbje prej 525 miliardë dollarëve, thuhet në faqen e Asociacionit ndërkombëtar për qarkullim ajror (IATA)
Anulimi i fluturimeve është një ndër masat në të cilat u detyruan agjencitë për qarkullim ajror për shkak mbrojtjes së të punësuarve dhe udhëtarëve të tyre.
IATA në faqen e saj kumtoi cilat aeroporte në botë janë mbyllur dhe cilat fluturime janë anuluar, por jep udhëzime për pacientët si të sillen në rast se e kanë të obligueshme të udhëtojnë.
“Qëndroni të fuqishëm. Kjo krizë do të tejkalohet dhe do të vazhdojmë ta lidhim botën”, deklaroi drejtori ekzekutiv i IATA Aleksandar de Juniak. (koha.mk)