Korona shton papunësinë

35

Nga 11 mars apo fillimi i krizës dhe deri në fund të muajit gusht janë regjistruar 12.580 të papunë që iu është ndërprerë marrëdhënia e punës si rrjedhojë e telasheve që ka sjellë kriza korona. Nga Agjencia e Punës shtojnë se pjesa tjetër e të papunëve që janë regjistruar në këtë institucion në bazë të mënyrave të tjera

Fisnik PASHOLLI

Shkup, 26 shtator- Pasojat e krizës shëndetësuar kanë shkaktuar tronditje të më dha në tregun e punës në vend. Të dhënat e Agjencisë së Punësimit tregojnë se nga fillimi i muajit mars dhe deri në muajin gusht janë regjistruar 39 mijë të papunë. Apo thënë ndryshe, deri në fund të muajit gusht, janë regjistruar 145 mijë të papunë që kërkojnë punë në mënyrë aktive në raport me 106 mijë të papunë që kanë kërkuar punë në mënyrë aktive në muajin shkurt. Vetëm në muajin qershor kanë mbetur pa punë 3656 qytetarë dhe atë më së shumti në sektorin e prodhimit, tregtisë me shumicë dhe pakicë dhe hotelerisë. Sipas muajve – më së shumti lëshime nga puna ka pasur në maj – 7000, në prill ka pasur 6000 lëshime dhe në fillim të krizës afër 2000 punëtorë e kanë humbur punën, tregojnë të dhënat zyrtare të Agjencisë së Punësimit. Megjithatë nga Agjencia e Punës thonë se përkundë r faktit se papunësia është rritur për afër 40 mijë persona, megjithatë vetëm një e treta prej tyre janë lëshuar nga puna si rrjedhojë e krizës korona.
“Nga 11 mars apo fillimi i krizës, dhe deri në fund të muajit gusht, janë regjistruar 12.580 të papunë që iu është ndërprerë marrëdhënia e punë si rrjedhojë e telasheve që ka sjellë kriza korona”, thonë nga Agjencia e Punës. Nga atje shtojnë se pjesa tjetër e të papunëve që janë regjistruar në këtë institucion në bazë të mënyrave të tjera siç janë kthimi nga jashtë shtetit i punëtorë ve që janë paraqitur për të shfrytëzuar kartelat pagesore, shfrytëzimit të projekteve qeveritare që janë në rrjedhë e sipër e kështu me radhë. Gjithashtu si të papunë evidentohen edhe personat që janë angazhuar me marrëveshje autoriale për punë etj.
“Në këtë total të papunëve bëjnë pjesë edhe mbi 17 mijë persona të moshës deri më 29 vjeç që kanë marrë pjesë në projektin garancia rinore. Një herësh me Ligjin e ri për Mbrojtje Sociale, duhet të evidentohen në Agjenci të gjithë anë tarë t e papunë të familjes të pranuesit të ndihmës sociale”, thonë nga Agjencia e Punës. Gjithashtu, vetëm në gjashtë muajt e parë të këtij viti, nga 8549 të rinj që kanë hyrë në Garancinë për të rinjtë, 2533 prej tyre janë punësuar ose janë përfshirë në masat aktive për punësim. Nga ana tjetër biznesi është në pritje të pakos së katërt të masave ekonomike për të zbutur pasojat e krizës që ka shkaktuar pandemia ndaj ekonomisë. “Në momentin që u ndërprenë masat për të mbështetur punësimin, një pjesë e madhe e bizneseve mbetën të mbështeten në forcat e tyre dhe një pjesë e tyre që kishin rënie të prodhimtarisë, andaj vendosën edhe të lëshojnë punëtorët nga puna. Andaj ndihma e shtetit në pakon e katërt duhet të jetë më e saktë, më mirë e seleksionuar , ndërsa ndihmë financiare duhet të fitojë çdo kompani në bazë të humbje që ka pësuar”, thotë Angel Dimitrov, numri një i Organizatës së Punëdhënësve.
Në ndërkohë ndër masat e propozuara nga ana e biznesit janë edhe vazhdimi i masës për ndihmën financiare për pagën prej 14.500 denarë deri në muajin mars të vitit të ardhshëm.
Ndryshe, kompanitë presin që të vazhdohet edhe më tej me masën e ndihmës prej 14.500 denarë për firmat e goditura nga kriza të cilën për muajt prill, maj dhe qershor e shfrytëzuan mbi 22 mijë kompani me mbi 122 mijë punëtorë.
Kjo nënkupton se gati çdo e treta firma në vend ka shfrytëzuar ndihmën shtetërore për të ruajtur vendet e punës dhe për të mos lëshuar punëtorë nga puna. (koha.mk)
TË PAPUNË 2020
Janar: 104.409
Shkurt: 105.816
Mars:107.732
Prill: 114.762
Maj: 121.187
Qershor: 133.455
Korrik: 141.777
Gusht: 144.759

Comments are closed.