Koret raciste të tifozëve bullgarë ndaj lojtarëve të kombëtares angleze në ndeshjen kualifikuese për grupin A mes Bullgarisë dhe Anglisë që përfundoi me rezultatin e thellë 0-6 në favor të tre luanëve janë kthyer në një çështje tashmë.
Ndeshja u ndërpre në dy raste por koret raciste vazhduan edhe pse Anglia nuk e braktisi takimin por iu kundërpërgjigj me një lumë golash tifozëve bullgarë. Tanimë kjo çështje në zyrat e komisioneve të Displinës me Bullgarinë që pritet të marrë një dënim shembullor, që mund të shkojë deri në skualifikimin e kësaj kobëtareje nga eliminatoret e Euro 2020.
Koret raciste të tifozëve bullgarë kanë prekur edhe një legjendë të kësaj kombëtareje bëhet fjalë për të madhin Hristo Stoichkov i cili i ftuar në një emision televiz në Spanjë ku jeton prej vitesh ka shpërthyer në lot në momentin që po fliste për ngjarjet që kishin ndodhur në sfidën Bullgari-Angli.