Klubi i madh italian, Milani sot (e diel) feston 120 vjetorin e themelimit të klubit. Rossonerët kanë mbushur 120 vite jetë, pasi u themeluan më 15 dhjetor të vitit 1899.
Ky vit jubilar vjen në një kohë jo pozitive për Milanin, pasi kuqezinjtë nuk janë në formën më të mirë në vitet e fundit. Megjithatë, tifozët e klubit asnjëherë nuk e kanë lënë vetëm ekipin dhe kanë qenë gjithmonë në përkrahje të tyre.
Një gjë të tillë e kanë treguar edhe sot në takimin në shtëpi ndaj Sassuolos. Tifozët e Milanit kishin krijuar një koreografi fantastike, ku i gjithë stadiumi ishte i veshur me shall të kuqe.