Pekin, 7 dhjetor – Ministri koreanoverior i Punëve të Jashtme, ri Jong Ho deklaroi se vendi u tij ende është i përkushtuar në pezullimin e programit për armë bërthamore, kumtoi Ministria kineze e Punëve të Jashtme.
Ri Jong Ho këtë e ka thënë në takimin e sotëm me shefin e diplomacisë kineze Vang Ji në Pekin, i cili është mbajtur në momentin kur nuk ka progres në orvatjet ndërkombëtare që Koreja Veriore të bindet të heq dorë nga plani që të krijojë arsenal bërthamor.
Kina është aleatja më e rëndësishme e Koresë Veriore, por u pajtuar me sanksionet gjithnjë e më të ashpra ekonomike të Kombeve të Bashkuara për shkak të programit të Koresë Veriore për zhvillim të armëve bërthamores dhe raketave balistike.