Seul, 12 nëntor – Qendra e Uashingtonit për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare sot bëri të ditur se ka zbuluar “së paku 13 nga 20 bazat e fshehta raketore në Korenë Veriore”.
Qendra në raportin e saj thekson se në objektet vërehen aktivitete për mirëmbajtje dhe përmirësime të vogla në infrastrukturë.
Objektet e përmendura në raportin e kësaj tink-tank organizate amerikane janë shpërndarë në zonat e largëta malore përgjatë Koresë Veriore dhe mund të shfrytëzohen për skladimin e projektileve balistike me rreze të ndryshme veprime, me çka për pjesën më të madhe të tyre besohet se kanë kapacitet që të arrijnë deri në SHBA.
Koreja Veriore nuk e pranon ekzistimin e asnjë nga këto baza raketore, ndërsa zbulimi preciz i armëve bërthamore dhe raketore, sipas analistëve, është pjesë e rëndësishme e marrëveshjes për denuklearizim.
Në samitin në Singapor në qershor, lideri koreanoverior Kim Xhong-un dhe presidenti amerikan Donald Tramp u angazhuan që të punojnë në denuklearizim, por për marrëveshjen e tyre ende nuk ka realizim konkret, ndërsa bisedimet realizohen rëndë.
Qendra thekson se të dhënat e tyre tregojnë se para çfarë sfidash në bisedime është Uashingtoni, i cili tenton që ta bind Phenianin që të heqë dorë nga armët bërthamore dhe raketat balistike.