Seul, 27 korrik – Koreja e Veriut dhe e Jugut u pajtuan që t’i ripërtërijnë kanalet e komunikimit, të cilat ishin ndërprerë, theksohet në kumtesën e presidencës së Koresë së Jugut.
Koreja e Veriut në mënyrë të njëanshme i ndërpreu kanalet zyrtare të komunikimit në qershor të vitit të kaluar pasi e kritikoi dërgimin e afisheve anti-koreanoveriore nga aktivistët e territorit të saj. Por liderët e dy vendeve shkëmbyen letra në prill të këtij viti.
Sipas Marrëveshjes, të gjitha kanalet zyrtare për komunikim u hapën sërih në ora një sipas Griniçit.