Deklaratat e forta të Presidentit amerikan kundër Koresë së Veriut e ka kthyer vëmendjen së tepërmi në shtetin që është nën drejtimin e diktatorit Kim Jong un. Dhe nga ato çfarë raportohet në mediat ndërkombëtare, në Korenë e Veriut, ashtu siç ndodh rëndomë në shtetet diktatoriale ka vetëm disa modele të lejuar flokësh. Në total kanë qenë 20 modele flokësh, 10 për femrat dhe 10 për meshkujt, por javën e kaluar – Kim Jong un ka zgjeruar listën edhe me 10 modele tjera – 5 për meshkuj dhe 5 për femrat. Tani lista numëron 30 modele gjithsej.