Koreja Veriore ka lëshuar të shtunën një raketë të paidentifikuar nga bregdeti i saj në perëndim. Këtë e ka bërë të ditur ushtria e Koresë Jugore, përderisa po i njëjti informacion është vërtetuar edhe nga zyrtarët amerikanë. SHBA llogaritën se raketa u ul në ujë 60 kilometra në jug të rajonit Vladivostok të Rusisë, tha një zyrtar i SHBA për CNN, shkruan gazetametro.net. Vladivostok është shtëpia e Flotës Ruse të Paqësorit.
Drejtimi i raketës, kaq afër Rusisë, po shihet si një përpjekje e liderit Kim Jong Un për t’i dërguar një mesazh Moskës dhe Pekinit. Duke ju treguar te dy vendeve se Koreja Veriore nuk u frikësohet dhe nuk e ka aspak problem mendimin apo kundërshtimin e tyre. Natyra e kësaj rakete ende nuk është e qartë, mirëpo në mediat ndërkombëtare është raportuar se bëhet fjalë për një raketë balistike. Lëshimi i raketës ka ndodhur në vendin e quajtur Kusong, vend ky ku Koreja Veriore së fundi ka testuar raketat e saj, në zhvillimin e të cilave është duke punuar.