Koreja e Veriut mrbëmë lansoi raketë në afërsi të Sinpas, në bregun lindor, ndërsa raketa eksplodoi pothuajse menjëherë pasi është lansuar, deklaroi një zëdhënës i Komandës së Pacifikut të SHBA-së. “Raketa eksplodoi pothuajse pas lansimit. Akoma jemi duke e vlerësuar se për cilin lloj të raketës bëhet fjalë”, deklaroi Dejv Benem. Lansimi ka qenë rreth orës 21:30 sipas Griniçit.
Koreja e Veriut dje e shënoi 105 vjetorin e lindjes së themeluesit të saj Kim il-Sung me parakalim ushtarak në Phenian në momentin kur u rritën tensionet në rajon për shkak të programeve bërthamore dhe raketore në këtë shtet. Gjatë parakalimit armata e Koresë së Veriut prezentoi edhe një raketë të re interkontinentale balisitike.