Koreja e Veriut kumtoi se në 24 orët e fundit janë raportuar mbi 186.090 raste të simptomave të etheve dhe se edhe një person ka vdekur si pasojë e epidemisë tashmë të njohur Kovid-19 në vend, njofton sot Agjencia shtetërore e lajmeve KCNA.
Agjencia, megjithatë, nuk kumton të dhëna se sa prej këtyre pacientëve ishin pozitivë me koronavirus.
Vala e përhapjes së koronavirusit, që u publikua javën e kaluar, e ka rritur shqetësimin për mungesën e vaksinave, mungesën e infrastrukturës mjekësore dhe mungesën e mundshme të ushqimit në një vend me rreth 25 milionë njerëz që kanë refuzuar ndihmën e huaj dhe kanë mbajtur kufijtë e tyre të mbyllur.
Një përfaqësues i lartë i administratës amerikane sot deklaroi se pikërisht kufizimet rreth Kovid-19 ndoshta kanë rol në dështimin e Koresë së Veriut për t’iu përgjigjur ofertës për bisedime diplomatike.
Presidenti amerikan Xho Bajden, i cili dje ishte për vizitë në Korenë e Jugut, deklaroi se Phenianit i janë ofruar vaksina kundër koronavirusit.