Koreja e Jugut sot kumtoi se Koreja e Veriut e ka tërhequr personelin e saj nga zyra ndërkoreane për lidhje në atë vend.
Nga Ministria e Bashkimit në Seul kumtuan se Pheniani ka kontaktuar me Korenë e Jugut në zyrën për lidhje në Kesong dhe atëherë e kanë kumtuar vendimin e tyre. Ministria vlerësoi se hapi është për “keqardhje”, veçanërisht që Koreja e Veriut nuk i ka kumtuar arsyet për një vendim të tillë.
Zyra për lidhje në qytetin kufitar verikorean Kesong u hap në shtatorin e kaluar, si hap për pajtimin e dy vendeve. (koha.mk)