Kryeministri japonez Shinxo Abe sot deklaroi se është e mundur që Koreja Veriore tashmë të jetë e aftë që të prodhojë raketa me gaz sarin. Abe këtë e deklaroi si pasojë e shqetësimit të rritur se Koreja e Veriut së shpejti mund të kryejë provën e gjashtë bërthamore apo prova të tjera raketore, citojnë mediat britanike.
Mediat britanike kujtojnë se Koreja e Veriut sivjet testoi disa raketa, prej të cilave e fundit ishte më 5 prill. Koreja Veriore këtë vit ka testuar disa raketa, prej të cilave e fundit ishte në 5 prill. Testin e pestë bërthamor Pheniani e ka kryer më 9 shtator të vitit të kaluar.