Seul, 21 tetor – Koreja e Jugut ka identifikuar defekte në dy nga katër dronët RQ-4 Global Hawk që bleu nga Shtetet e Bashkuara, njoftoi Jonhap, duke cituar deklaratën e një zyrtar qeveritar, i cili kërkoi të jetë anonim.
Është zbuluar rrjedhje e vajit në pajisjet për aterrim të një aeroplani, ndërsa tjetri ka pasur problem me senzorin kontrollues , ka deklaruar një përfaqësues zyrtar.
Sipas një burimi të mbrojtjes, autoritetet ushtarake të Koresë së Jugut po konsultohen me kompaninë amerikane të mbrojtjes Nortrop Gruman, një prodhues i mjeteve ajrore të përparuara pa pilot për kontrollin e largët në lartësi të mëdha.
Koreja e Jugut ka zbuluar defekte në dy nga katër dronët RQ-4 Block 30 Global Hawks të blera për 847 milionë dollarë. E para mbërriti në dhjetor të vitit të kaluar, dhe dorëzimi i pjesës tjetër përfundoi në shtator të këtij viti.
Tani për tani nuk dihet nëse defekti ka ekzistuar gjatë dorëzimit apo është krijuar gjatë eksploatimit.
Ushtria ka në plan të vendosë dronë në gjysmën e dytë të vitit të ardhshëm, pas procedurave përgatitore, tha burimi.
“(Ne) besojmë se nuk do të ketë problem t’i vëmë në funksionim normal deri në periudhën e synuar”, tha një zyrtar i Forcave Ajrore, duke mos pranuar të përmend detaje.