Seul, 2 korrik – Plazhet në Korenë e Jugut prej dje edhe zyrtarisht janë hapur, por nga vizitorët kërkohet që t’i respektojnë masat e rrepta për dezinfektim pa përjashtim, masat e përshkruara për distancë fizike, transmeton agjencia Jonhap.
Turistët do të mund të relaksohen dhe të pushojnë në gjithsej 270 plazhe në Korenë e Jugut.
Sivjet është anuluar edhe ceremonia tradicionale e hapjes së sezonit të notimit. Në vend të kësaj, autoritetet lokale të gjitha resurset e tyre i kanë orientuar ndaj zbatimit të masave higjienike për minimizimin e rrezikut nga përhapja e koronavirusit.