Seul, 11 prill – Gjykata Kushtetuese e Koresë së Jugut sot e shpalli si jokushtetuese ndalesën për abortin në vend pas 66 vitesh, përcjellë KOHA.
Shtatë gjykatës votuan “pro”, ndërsa dy ishin “kundër”, me çka gjykata e shpalli ndalesën si jokushtetuese.
Nga viti 1973, në bazë të një ligji të veçantë në Korenë e Jugut u lejua të bëhet abort në rast të dhunimit, incestit, sëmundjet tek nëna apo çrregullime trashëguese shëndetësore. (koha.mk)