Pjongjang, 20 nëntor – Zëvendësja e shefit të diplomacisë së Koresë së Veriut, Çoe Sun-Hui, deklaroi sot se Uashingtoni duhet të heqë dorë nga “politika armiqësore” ndaj Phenianit që të mund të rifillojnë negociatat për denukrealizimin e Gadishullit Korean, transmeton gazeta KOHA.
Pas mbarimit të takimit me shefin e diplomacisë ruse, Sergej Lavrov, ajo tha se është e pamundur të mbahet edhe një samit midis liderëve të Koresë së Veriut dhe SHBA-së, Kim Xhong-un dhe Donald Tramp, “nëse ai mban politikë armiqësore”, transmetuan mediat e Koresë së Jugut.
Ajo nuk specifikoi se çfarë nënkupton me këtë deklaratë, por Ministria e Jashtme e Koresë së Veriut të dielën rezolutën e fundit të KB-së për të drejtat e njeriut për këtë vend e quajti “provokim politik i udhëhequr nga SHBA-ja”, rikujtojnë mediat britanike.(koha.mk)