Në Renato Dall Ara nuk është se nuk u dëgjua kori ofensiv, ose ngacmues, por nuk bëhet fjalë për racizëm. Në një moment të parë, në fakt u dyshua se ishte ashtu, por vetëm sepse rrezikun e parë në portën e Da Costa e solli Moise Kean. Djaloshi me ngjyrë kishte shansin e parë bardhezi të ndeshjes, me një goditje me kokë. Menjëherë nisi kori, që coi në mendime të këqija.
Në realitet, pas sulmuesit të kombëtares, shumë bardhezinj të tjerë rrezikuan portën kundërshtare: nga Bernardeschi tek Khedira dhe i njëjti trajtim u rezervua kundër tyre nga tifozët. E në aksionet larg portës, kur Kean mbronte o kishte topin në zotërim, nuk u dëgjua asnjë thirrje e pakëndshme.