Londër, 3 tetor – Lideri i laburistëve, Xheremi Korbin, ka kritikuar planin e kryeministrit britanik Boris Xhonson për Bregzitin, duke i quajtur propozimet e tij “joreale dhe te dëmshme”.
“Propozimet e tanishme do i sjellin dëme ekonomisë së përgjithshme në Britaninë e Madhe, në veçanti Irlandës Veriore dhe do ta prishin marrëveshjen mes Irlandës Veriore dhe Britanisë së Madhe”, u shpreh Korbin, transmeton Bi-Bi-Si.
Korbin shtoi që me propozimet hidhet poshtë çfarëdo forme e bashkimin doganor, gjë që e kërkon çdo trup afarist dhe industrial në Britaninë e Madhe dhe çdo sindikatë.
“Ata duan t’i hedhin poshtë standardet e BE-së për te drejtat e punëtorëve, rregullativat dhe standardet konsumatore dhe t’u japin punëtoreve paga më të ulëta dhe kushte më të vështira pune për t’u ballafaquar me konkurrencën”, u shpreh lideri i laburistëve.(koha.mk)