Londër, 17 dhjetor – Lideri i Partisë Laburiste britanike Xheremi Korbin në Parlament dorëzoi propozim për votimin simbolik të mocionit të votëbesimit ndaj kryeministres birtanike Tereza Mej për arsye se nuk e ka vendosur menjëherë për deklarim në parlament Marrëveshjen për Bregzit.
Në propozimin e Korbin thuhet se Dhoma e Poshtme nuk ka besim tek Mej për arsye se ajo nuk u ka lejuar deputetëve të votojnë menjëherë marrëveshjen për Bregzit dhe për kornizën e marrëdhënieve të ardhshme midis Britanisë së Madhe dhe BE-së. Ajo i hidhëroi deputetët e të gjitha partive me anulimin e votimit në moment të fundit, i cili ishte caktuar për më 11 dhjetor.
Votimi për propozimin e Korbin në aspektin juridik do të jetë i paobligueshëm por da të lë në presion akoma më të madh kryeministren, pasi ajo prëjetoi votimin e mosbesimit në Partinë e saj Konservative javën e kaluar dhe në momentin kur lufton ta shpëtojë Marrëveshjen për të cilën ajo negocion me Brukselin, nënvizon DPA.
Korbin deklaroi se Mej e ka çuar vendin në gjendje të krizës kombëtare dhe se tashmë nuk e ka mbështetjen e të gjithë kabinetit.
“Marrëveshja është e pandryshuar dhe nuk do të ndryshojë. Duhet votim ndërsa më pas edhe të mendohet për zgjidhje të tjera”, theksoi Korbin.
Për dallim prej propozimeve për votimin e mocionit të votëbesimit të Qeverisë, votimi kundër një personi të caktuar në Qeveri, në këtë rast të kryeministres Mej, nuk ka fuqi ta rrëzojë Qeverinë dhe të çojë drejt zgjedhjeve të parakohshme.