Korab Jetishi është këngëtar i njohur i muzikës popullore dhe ka një zë të veçantë. Ai është djali i këngëtarit të madh, Shkëlzen Jetishi (Xeni), i cili po lë gjurmë në skenën muzikore.
Përveç sukseseve në punë Korabi gëzon edhe një jetë të lumtur familjare. Korabi u martua me Gentën në vitin 2013 dhe tani çifti janë prindër të dy vajzave.
Këngëtari nga Gjakova po tregohet mjaft aktiv në rrjetet sociale ku ndan me ndjekësit e tij fotografi nga përditshmëria, shkruan rtv21.tv
Së fundmi, Korabi ka publikuar dy fotografi mjaft të bukura në Instagram, ku në njëren shfaqet i lumtur pranë bashkëshortes së tij, kurse tjetrën pranë dy vajzave.