Shkup, 5 dhjetor – Në vendbanimin Milladinovc në Komunën Ilinden sot do të lëshohet në përdorim kopsht i ri i fëmijëve me kapacitet për kujdes të 90 fëmijëve.
Kopshtin e fëmijëve, siç është paralajmëruar, do ta lëshojnë në përdorim ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jagoda Shahpaska dhe kryetari i Komunës Ilinden Zhika Stojanovski.
Kopshti i ri i fëmijëve është objekt me efikasitet të lartë energjetik në hapësirë prej 540 metra katrorë.