Te kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi sot u mbajt takim koordinues, i cili sipas informacioneve nga kabineti i tij, ka qenë në funksion të seancës së nesërme për zgjedhjen e Qeverisë së re. Në takim nuk ka marrë pjesë asnjë përfaqësues i VMRO-DPMNE-së. Oliver Spasovski nga LSDM-ja, Ejup Halimi nga BDI, Vesel Memedi nga Aleanca për Shqiptarët, Bardhyl Mamuti nga PDSH-ja, Afrim Gashi nga Besa me spikerin Xhaferi e dakorduan renditjen e fjalimeve të përfaqësueseve të partive pas fjalimit të mandatarit.
Sipas Rregullores për punën e Kuvendit, mandatari e elaboron programin dhe propozimin për krijimin e Qeverisë para deputetëve. Pas programit dhe përbërjes së Qeverisë, Kuvendi mban debat të paktën dy ditë. Renditja e deputetëve të cilët do të marrin pjesë në debat e konfirmon kryetari i Kuvendit në mënyrën me të cilën siguron pjesëmarrje në debat të deputetëve nga partitë e ndryshme politike të përfaqësuara në Kuvend, qëndron në Rregullore. Votimi për zgjedhjen e Qeverisë bëhet sipas propozimit për krijimin e Qeverisë në tërësi me votim publik. Votimi bëhet pas përfundimit të debatit, ndërsa më vonë deri në orën 24:00. Qeveria është zgjedhur nëse për të ka votuar shumica nga numri i përgjithshëm i deputetëve. Kryetari i Kuvendit e njofton presidentin e shtetit për zgjedhjen e Qeverisë.