Takimi koordinues për caktimin e vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit të Maqedonisë, në pajtim me konsultimet me përfaqësuesit e partive parlamentare do të mbahet të martën, informoi sot kryesuesi me Seancën konstituive të përbërjes së nëntë parlamentare, Trajko Veljanoski.
“Sot në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë më është dorëzuar kërkesë prej 67 deputetëve për caktimin e vazhdimit të Seancës konstituive të përbërjes së nëntë parlamentare, të filluar dhe të ndërprerë më 30 dhjetor të vitit 2016. Për këto arsye, ndërsa pas konsultimeve të bëra me përfaqësuesit e autorizuar të partive politike të përfaqësuara në Parlament, caktova takim koordinues për të martën, 21 mars 2017, në orën 12. Në takimin koordinues duhet të përcaktohet propozimi për konstituimin e Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve i cili do të shërbejë si bazë për caktimin e vazhdimit të Seancës konstituive të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë”, theksohet në kumtesën e Veljanoskit.
LSDM sot dorëzoi nismë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë të mbështetur me nënshkrimet e 67 deputetëve me të cilën kërkon prej Veljanoskit menjëherë të konvokojë vazhdimin e seancës konstituive. Seanca konstituive e Kuvendit u mbajt më 30 dhjetor, por u ndërpre pasi që nuk u sigurua shumicë parlamentare për përzgjedhjen e kryetarit të Parlamentit.