Shkup, 24 janar – Koordinimi për kornizën e propozuar të ndërmjetësuesit të KB-së në kontestin për emrin Methju Nimic do të mbahet të shtunën pasdite në Klubin e deputetëve.
Në takimin i cili është inicuar nga MPJ, siç konfirmuan për MIA-n, nuk do të marrin pjesë presidenti Gjorge Ivanov dhe lideri i VMRO-DPMNE-së opozitare Hristijan Mickovski.
“Ministria e Punëve të Jashtme është inicues për mbajtjen e takimit koordinues, me qëllim që të informohen faktorët politikë relevantë në Republikën e Maqedonisë për propozimin e ambasadorit Methju Nimic, i cili cili doli nga takimi me negociatorin e Maqedonisë dhe Greqisë në Nju-Jork. Presidenti Ivanov, siç paraprakisht informuam, është i gatshëm të marrë pjesë në një takim të këtillë”, thonë për MIA-n nga Kabineti i shefit të shtetit.
Zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski, në konferencën e sotme për shtyp paralajmëroi se së shpejti do të mbahet takim për kornizën e Nimicit ku do të jenë të pranishëm më shumë liderë politikë.
Qeveria, theksoi Boshnjakovski, tashmë e fillon procesin e analizës dhe të koordinimit rreth kornizës më të re të ndërmjetësuesit dhe pret të ndërtohet konsensus i gjerë kombëtar.