Shkup, 7 nëntor – Duke pasur parasysh progresin në integrime evropiane, në veçanti fillimin e skriningut shpjegues nevojitet të sigurohet përfshirja në përgjithësi të gjithë vepruesve shoqërorë, këtu duke e përfshirë edhe sektorin civil, theksoi zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani në takimin e sotëm me kryetaren e Lëvizjes Evropiane në Republikën e Maqedonisë dhe koordinatore e Konventës Nacionale për Bashkimin Evropian në Republikën e Maqedonisë (KNBE-MQ), Mileva Gjurovska.
Ai theksoi se iniciativa e nisur nga Konventa Nacionale për mbajtjen e debateve në tema lidhur me procesin e integrimit evropian është e rëndësisë së veçantë.
Qëllimi i takimit të sotëm është bashkëpunimi i Sekretariatit për Çështje Evropiane me KNBE-MQ, dhe në veçanti në kontekstin aktual të procesit të skriningut, si dhe përgatitja e të gjitha kapaciteteve të vendit në prag të procesit të negociatave.
“Duke e pasur parasysh se procesi filloi me hartimin e institucioneve shtetërore, organizatave civile me të cilët kemi qëllim t’i identifikojmë ekspertët nacionalë, pres edhe ju si KNBE të kontribuoni në përputhje me ekspertizën të cilën e posedoni, me të cilën do të konkretizohet dhe përforcohet bashkëpunimi ynë i përbashkët në procesin e skriningut”, përfundoi Osmani.
Bashkëbiseduesit shprehën kënaqësinë nga bashkëpunimi aktiv i deritanishëm i përfaqësuesve të Sekretariatit për Çështje Evropiane dhe KNBE-MQ-së dhe theksuan përgatitjen e tyre për thellimin dhe zgjerimin e të njëjtës.