Viruset në telefona janë të përhapura këto ditë me kërcënime të reja që shfaqen gjatë gjithë kohës. iPhone është mjaft i sigurt për shkak të standardeve strikte të Apple, por disa mashtrues ende menaxhojnë të mashtrojnë disa njerëz, shkroi TheSun. Mund të vijë nga një mesazh i dyshimtë ose email, për shembull. Ka më shumë gjasë të ndodh kur futeni nëpër faqe të ndryshme. Gjëja më pak e dëmshme që mund të ndodhë nga kjo është kur hapen reklama të cilat vetëm ju nervozojnë. Por, më e keqja ndodh kur u marrin para nga ju. Disa shenja që tregojnë se keni rënë pre e mashtrimit:
APLIKACIONE TË PANJOHURA. Shikoni në telefonin tuaj nëse keni ndonjë aplikacion që nuk e njihni. Nëse hasni një që nuk e mbani mend që e keni instaluar, mund të jetë burim i virusit.
KONTROLLONI PËRDORIMIN E APLIKACIONEVE. Shkoni në “Settings” dhe më pas “Mobile Data”. Aty do të shihni aplikacionet që po përdorni më së shumti dhe nëse përputhet me kohën që e keni kaluar në to.
KONTROLLONI BATERINË. Viruset mund ta shpenzojnë baterinë tuaj. Sërish në “Settings” mund të shihni cilat aplikacione po e shpenzojnë më shumë baterinë dhe aty mund të vëreni anomalitë.
ÇFARË TË BËNI NËSE VËRENI VIRUS. ëse është e mundur, fshijeni aplikacionin. Po ashtu, duhet ta fikni dhe ta rindizni telefonin.