Shkup, 4 janar – Me moton “Të ndihmojmë fëmijëve me probleme në të folur”, shoqata “Interakcija plus” nga Shkupi organizon aksion humanitar që do të zgjasë deri më 5 shkurt. Me këtë rast organizohen kontrollime logopedie dhe defektologjie falas për fëmijët e të gjitha moshave.
Qëllimi i kësaj iniciative është të mos mbetet asnjë fëmijë pa u kontrolluar dhe të kemi sa më pak fëmijë me probleme në të folur.
Terminet e juaja mund ti caktoni në 071-973-362 dhe 078-245-484, çdo ditë pune prej orës 13:00 deri 20:00.